Postel i sigurtë për të gjithë!

Siguroje çdo mesazh me kriptim të vetvetishëm. Tutanota t'i mbron të dhënat, duke kriptu temën, përmbajtjen, dhe bashkangjitjet e mesazheve.

Kripto çdo gjë.

Tutanota i kripton vetiu të gjitha të dhënat në pajisjen tënde. Mesazhet dhe kontaktet tua mbeten private. Mund të kumtosh leht me cilindo prej miqve përmes mesazheve fundekrye të kriptuara. Madje edhe rreshti i temës, fajllat e bashkangjitur, dhe kontaktet tua kriptohen. Qe këtu ke më shum hollësi.

Tutanota përdor kriptim me kod të hapur për me ta siguru llogarinë e postelit.

Me kod burimor të hapur dhe përgjithmonë falas.

Tutanota jepet nën licensën "GPL v3" – e domosdoshme për çdo shërbim kriptimi. Kodi i hapur u mundëson ekspertëve të sigurisë me vërtetu kodin që mbron mesazhet tua. Ne gëzojmë mbështetje të shkëlqyeshme nga bashkësia jonë. Ti na jep fuqinë me i tregu botës rëndësinë e privatësisë.
Tutanota @ Github

Këqyre llogarinë tënde të postelit të sigurtë në komputor ose përmes epit tonë për Android dhe iOS.

Postel i sigurtë – kudo që të jesh.

Thjesht këqyre postelin e kriptuar përmes shfletuesit të parapëlqyer të rrjetit nga cilado pajisje. Mund ta përdorësh edhe ndonjërën nga epat për telefon dore me Android dhe iOS. Fjalëkalimi yt e zbërthen çelësin tënd privat dhe të lejon me i qasë të dhënat tua të kriptuara përmes çfarëdo pajisjeje, thjesht duke hy në llogarinë tënde të Tutanotës.

Siguri me lehtësi: Tutanota kripton mesazhet vetvetiu. S'të duhet me lëvizë as gishtin.

Përdorshmëri të shkallës më të lartë.

Dizajni ynë mundëson një shërbim të hapur dhe të gjërë, që nuk është i mbytur me veçori të panevojshme. E mbajmë qashtu duke zhvillu vetëm çka lypin më së shumti përdorësit përnga përdorshmëria dhe siguria. Tutanota e kryen tërë kriptimin vetvetiu, kështu që të gjithë mund të dërgojnë mesazhe të sigurta.

Posteli i sigurtë për biznes është i mundshëm përmes shërbimit Tutanota Premium ose me shtojcën e Tutanotës për Outlook.

Tutanota për biznes.

Zotëroji të gjitha llogaritë e sigurta të postelit për kompaninë ose familjen tënde me domenin tënd, duke kalu në Tutanota Premium. Hape postelin e kriptuar përmes shfletuesit të rrjetit ose epit për Android a iOS. Të gjitha të dhënat ruhen në qendrat e të dhënave në Gjermani.

Luftarët e lirisë

Duam ta bëjmë kriptimin punë të rëndomtë, duke e thjeshtu mënyrën si ujdisen çelësat për kriptim.

Ti dhe ne

Çdo ditë, luftojmë për liri dhe privatësi. Përpiqemi me ta sjellë shërbimin më të sigurtë të postelit në pajisjen tënde. Bëhu pjesë e bashkësisë sonë dhe ndihmona me ia rikthy botës privatësinë. S'është aspak vështirë!


Berndi e zhvillon Tutanotën në JavaScript. Është përgjegjës për dizajnin e epit për Android dhe iOS dhe për epet e ardhshme për komputor.

Bernd

Në Gjermani, vlerën e privatësisë e kemi mësu për së rëndi – kujtoje Gestapon e Stasin. Në motin tonë digjitor, vëzhgimi po ndodh kudo dhe tmerrësisht leht. Unë shkruj kod për me i mbrojtë të dhënat tona nga kërcënimet e sotme orwelliane.
Hanna sigurohet që kriptimi në Tutanotë me qenë punë e thjeshtë, si në shfletues të rrjetit ashtu dhe në ep.

Hanna

Secili nga ne ka të drejtë me i shprehë idetë lirshëm or me i mbajtë fsheht. Qashtu ia kemi dalë me ndërtu shoqëri demokratike. Si qytetar i një demokracie të lirë, është detyra ime me i mbrojtë të dhënat e mia private.
Arneu është eksperti ynë i kriptimit. Është përgjegjës me bë ecurinë e kriptimit të lehtë dhe të sigurtë.

Arne

Në Gjermani, kemi një këngë popullore: "Mendimet tona janë të lira, askush s'mund të na i qëllojë." Askush. Madje dhe ne, si rrallë ndër kompani të postelit, nuk mund t'i lexojmë. Unë luftoj për privatësi sepse qajo është gurthemeli i lirisë dhe demokracisë. Të dhënat e mia janë të miat.
Matthiasi don me përmirësu shërbimin e postelit të sigurtë Tutanota që të mun me konkurru me ofruesit si Gmail ose Outlook.com.

Meike

Liria është vlerë e përbashkët e demokracive në mbarë botën. Për mua, liria domethënë se mund të shprehem lirshëm, sidomos në një rrafsh privat. Kjo domethënë edhe se të tjerët nuk mund t'i lexojnë mesazhet e mia private. A s'duhet të jetë gjë e natyrshme kjo?
undefined

Matthias

Qëllimi im është me luftu vëzhgimin masiv. Shkruj kod për të luftu për të drejtën tonë njerëzore të privatësisë. Dua të krijoj një shërbim në re që do jetë sa i lehtë me përdorë aq edhe i sigurtë saqë t'ua mbyllë dyert të gjithë shpiunëve. E meritojmë, njëmend!