Bashkangjitnau në luftën tonë për privatësi!

Në të ardhmen, Tutanota do jetë zëvendësimi ynë për Googlen, me kalendar, shënime, dhe rujtje në re – gjithçka të paracaktuar me u kriptu! Kjo është ëndrra jonë për të ardhmen e internetit dhe jemi njëmend të mahnitur me vërejtjet dhe përkrahjen që kemi marrë nga ju deri më tash. Ju ftojmë të gjithëve të na shkruni dhe ta përkrahni qëllimin tonë për me ia rikthy botës privatësinë. S'është aspak vështirë!

Kallëzoji shoqërisë.

Përhape fjalën: Tregoju shpiunëve të internetit se nuk kanë me pasë leht me ty e shoqërinë tënde! Pse? Veç pse mundesh me ua dredhë.

Shto veçorinë që don

Je zhvillues dhe don me e përkrahë Tutanotën duke ndihmu me kodimin? Fort mirë, pra! Bëje një kërkesë për pull në GitHub. Ne do i rishikojmë ndryshimet që i ke bë, dhe do të kontaktojmë. Më së mirë është me na kontaktu ne së pari. Nëse ndryshimi i dëshiruar kërkon edhe ndryshime në server, na duhet ta zhvillojmë vetë. Të gjitha veçoritë ose mangësitë i kemi të regjistruara në portalin e bashkësisë.